MoraVizen.Com

One-Stop-Shop

Asistencë profesionale gjatë aplikimit për vizë, studime, punësim & emigrim

Ne njihemi për profesionalizëm dhe sinqeritet ndaj klientit dhe për integritet maksimal ndaj autoriteteve përkatëse. Ekipi ynë profesionist sigurohet për çdo detaj gjatë procesit të aplikimit. Ne të këshillojmë, të ndihmojmë dhe të shoqërojmë hap pas hapi deri në destinacion.

Aplikim Për Vizë

Asistencë gjatë aplikimit për viza të kategorive të ndryshme për në Angli, SHBA, Kanada & drejt vendeve të tjera.

Visa Support

Këshillim paraprak ligjor përgjatë procesit të verifikimit dhe përgatitjes së dokumentacionit mbështetës.

Përkthim & Extra

Ofrojmë përkthim profesional të liçensuar të dokumentacionit, skanim, ngarkim dhe printim të të gjithë dosjes tuaj.

Asistencë Aplikimi për Vizë drejt Britanisë së Madhe, SHBA, Kanadasë dhe vendeve të BE.

Aplikim Për Vizë

Ekipi ynë ju ndihmon hap pas hapi gjatë aplikimit për vizë turistike, vizë studimi dhe punësimi, vizë bashkimi familjar si dhe për kategoritë e veçanta sipas legjislacionit në fuqi të vendit përkatës.

Ofrojmë gjithashtu asistencë administrative dhe ligjore për të huajt që dëshirojnë të vizitojnë ose të vendosen në Shqipëri.

Klikoni më poshtë për të parë listën e plotë të kategorive të vizave dhe të vendeve që mbulojmë.

SHBA
Britani e Madhe (Angli)
Gjermani (Viza Pune)
Vendet e Bashkimit Evropian
Kanada
Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe)
Këshillim paraprak & përgjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit.

Visa Support

Me ne jeni të sigurt që aplikimi për vizë bëhet brenda rregullave të autoritetit përkatës vendimmarrës dhe nën monitorimin tuaj total.

Ekipi ynë profesionist verifikon dhe konfirmon çdo detaj gjatë procesit të aplikimit për vizë. Ne të këshillojmë, të ndihmojmë dhe të shoqërojmë hap pas hapi deri në destinacion.

Ne sigurohemi që të gjitha të dhënat personale të deklaruara në aplikimin tuaj dhe të gjithë dokumentet shoqërues janë të vërtetë dhe në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës. Të dhënat personale të klientëve mbrohen dhe shkatërrohen pas aplikimit sipas parashikmeve ligjore të Republikës së Shqipërisë dhe Direktivave Evropiane në fuqi.

VINI RE: Ne nuk tolerojmë asnjë falsifikim apo deklaratë të rremë të aplikantit që keqorienton autoritetin e emigracionit.

Përkthim & Ekstra

MoraVizen ofron një shërbim të integruar të të gjitha hallkave të zinxhirit të përgatitjes, aplikimit dhe marjes së vizës. Një pjesë e rëndësishme e aplikimit për vizë britanike dhe kanadeze, është edhe përkthimi i certifikuar apo i licensuar i dokumentacionit mbështetës si dhe ngarkimin në sistemin përkatës online.

Ekipi ynë ofron një shërbim profesional në përkthimin, verifikimin dhe ngarkimin e dokumentacionit tuaj sipas kritereve të vendosura nga autoriteti përkatës i emigracionit.

Shërbim Përkthimi të Licensuar
Verifikim Dokumentacioni
Skanim & Printim
Top view of colleagues working together with a laptop and documents in an office setting.
Mbështetje Brenda & Jashtë Shqipërisë

Shërbimi Ligjor

Falë ekspertizës sonë ligjore dhe rrjetit të partnerëve tanë ligjorë në Angli, Gjermani, SHBA dhe Kanada, kompania jonë është në gjendje të ofrojë shërbim të specializuar ligjor për të gjithë cështjet e emigrimit apo apelimit të vendimeve të pafavorshme.

Nga refuzimi i një vize turistike apo bashkimi familjar, tek qartësimi i rrethanave tuaja pranë autoriteteve përkatëse apo apelimi i cështjeve më komplekse të emigracionit, ne i mbulojmë të gjitha aspektet e kontestimit ligjor.

Kuadri ligjor i cështjeve të emigrimit apo punësimit është tepër i komplikuar dhe ekspertët tanë ligjorë si dhe avokatët partnerë jashtë Shqipërisë, ofrojnë ekspertizën e tyre për t'ju mbështetur në të gjitha nevojat tuaja.

Duke marrë shkas nga një numër i madh kërkesash nga shtetas të huaj që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë apo të krijojnë rezidencën e tyre në Shqipëri, zyra jonë tashmë ofron edhe asistencë për të gjitha aspektet administrative të paisjes me vizë apo me leje qëndrimi si dhe në hapjen dhe regjistrimin e një biznesi në Shqipëri.

Lidhuni sot me ekipin tonë për të përfituar nga ekspertiza jonë ligjore.

Shërbim i Specializuar Për Studentët

STUDENT Services

Shërbimi më i ri i këshillimit të studentëve shqiptarë për vazhdimin e studimeve apo karrierës së tyre profesionale është i hartuar me qëllim përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Falë zhvillimit teknologjik, bota është më e vogël, ndërsa tregu i punës gjithnjë e më global.

Ne jemi këtu, me ekspertizën tonë për t’ju garantuar një shoqërim profesional në zgjedhjet që ju do të bëni dhe në rrugën e re që do të nisni.

University Career Guidance & Counseling
Close-up of two professionals signing a business document, emphasizing collaboration and negotiation.
Mbrojtja e të Dhënave Personale
Është Detyra Jonë Ligjore

Të Drejtat Tuaja

Të dhënat tuaja personale mbrohen me ligj dhe asnjë informacion i juaji nuk do të përpunohet pa pëlqimin tuaj.

Të dhënat tuaja personale shkatërrohen në mënyrë permanente në përfundim të aplikimit tuaj.

Kompania jonë përpunon dhe ruan të dhënat tuaja personale vetëm pas pëlqimit tuaj me shkrim dhe duke zbatuar me rigorozitet Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të Republikës së Shqipërisë, dhe në përputhje me Rregulloren (BE) nr. 679/2016, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 27 prill 2016, për mbrojtjen e personave fizikë, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave dhe shfuqizimin e direktivës 95/46/EC, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 119/1, datë 4.5.2016.

Në përputhje me këtë kuadër ligjor, stafi i kompanisë tonë do t'ju kërkojë të firmosni “Pëlqimin e subjektit të të dhënave” përpara se të procedojë me përpunimin e të dhënave tuaja dhe procesin e aplikimit dhe ngarkimit në sistemin përkatës të autoritetit shtetëror.

Kjo është çdo deklaratë me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, ç’ka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij/saj.

Përse Ne?

Ne jemi ekspertë të sprovuar profesionistë dhe e njohim në detaje kuadrin ligjor dhe pritshmërinë e autoriteteve kompetente të emigracionit për çdo kategori vizash.

Ekip profesionistësh të trajnuar
Ne ofrojmë shërbim të integruar
Hap pas hapi deri në destinacion
Eksperiencë shumëvjeçare
Të sinqertë dhe Transparentë
Rigoroziteti ynë, maksimizon shanset tuaja

REKRUTIM & PUNËSIM

Global Pro Group ofron shërbime rekrutimi dhe punësimi në Britaninë e Madhe, Bashkimin Evropian, SHBA dhe Kanada.

Ne jemi specialistë të rekrutimit të talenteve si dhe të global employment outsourcing (GEO) me përfaqësi në Londër, Tiranë dhe një rrjet të gjerë partnerësh në rajonin e Evropës Jug-Lindore.

Tregu global i punës ka ndryshuar shumë pas pandemisë dhe si pasojë e Brexit. Kompanitë perëndimore sot vuajnë nga mungesa e forcës së kualifikuar punëtore dhe për rrjedhojë, kanë transformuar medotën e tyre të rekrutimit, jo vetëm duke hapur vende pune në Angli apo Gjermani, por edhe duke krijuar mundësi të shumta për punësimin në distancë (Remote Working).

GPG është në kërkim të individëve të kualifikuar të cilët flasin anglisht, gjermanisht apo frengjisht të cilët janë në kërkim të punësimit në një kompani perëndimore.

Ne do t’ju këshillojmë për çdo hap të karrierës tuaj profesionale dhe kujdesemi që profili juaj të pranohet nga kompania e duhur.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të rekrutimit GlobalProTalent.com

Çfarë Thonë Klientët Tanë?

Jam shumë e lumtur që i besova ekipit të MoraVizën.com gjithë procesin e aplikimit tim për t’u bashkuar me familjen në New York. Ia rekomandoj këtë kompani kujtdo që nuk do të vuajë me përgatitjen e dokumentacionit, mbushjen e formularit dhe përgatitjen për intervistë.
Celesta Sinani
New York, SHBA
Ekipi profesionist i MoraVizen.com më këshilloi dhe më shoqëroi përgjatë gjithë rrugëtimit tim, që prej gjetjes së universitetit e deri tek marrja e vizës e mbërritja në Angli. Jam shumë mirënjohës që falë tyre, procesi shkoi në mëyrë të përsosur dhe sot jam në Londër.
Adrian Gjika
Londër, Angli
Sot jetoj e punoj në Gjermani, falë punës profesionale dhe ekspertizës së ekipit të MoraVizën.com të cilët më ndihmuan të gjeja punë, të përgatisja të gjithë dokumentacionin e nevojshëm e më pas të merrja vizën e punës. Janë më të mirët. Faleminderit.
Ilir Kalemi
Hamburg, Gjermani

Section Title

ARRESTOHEN FALSIFIKATORET E VIZAVE AMERIKANE QE MASHTRONIN QYTETARET PER 10,000 EURO

Pesë falsifikatorë vizash janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas goditjes së një...

Rriten Tarifat e Vizave Britanike – Ja Çfarë Duhet të Dini

Londër, 01 Tetor 2023 (MoraVizen.com) – Duke filluar nga 4 tetori, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar...

VOA: Rreth 16.500 shqiptarë kërkuan azil në Europë dhe Britani 6 muajt e parë të vitit 2023

06 Shtator 2023 (MoraVizen.com) – VOA raporton se rreth 16.500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në...

Tragjedi në Kanalin e La Manshit: 6 Emigrantë Mbyten në Det Pas Përmbysjes së Barkës së Trafikantëve

Calais, France, 13 Gusht 2023 (MoraVizen.com) – 6 persona kanë humbur jetën mëngjesin e të shtunës...

Deadly Bacteria Prompts Evacuation of UK Asylum Seeker Controversial Barge days after its first residents

London, 12 August 2023 (MoraVizen.com) – The Bibby Stockholm, a controversial offshore barge used as...

First Residents Embark on Bibby Stockholm Barge as UK Introduces Controversial Asylum Housing Solution

Portland, Dorset 08 August 2023 (MoraVizen.com) –  The initial cohort of asylum seekers designated...

Daily Mail : Legal Firms Shut Down Following Exposure on False Asylum Claims

London, 27 July 2023 (MoraVizen.com) – In a riveting turn of events reported exclusively by the...

Rëndësia e Respektimit të Rregullave dhe Ligjit Britanik për Aplikantët e Vizave

Tiranë, 26 Korrik 2023 (MoraVizen.com) – Ekipi ynë vlerëson se respektimi i rregullave të...