One-Stop-Shop
Asistencë profesionale gjatë aplikimit për vizë, studime, punësim & emigrim
Ne njihemi për profesionalizëm dhe sinqeritet ndaj klientit dhe për integritet maksimal ndaj autoriteteve përkatëse. Ekipi ynë profesionist sigurohet për çdo detaj gjatë procesit të aplikimit. Ne të këshillojmë, të ndihmojmë dhe të shoqërojmë hap pas hapi deri në destinacion.
Aplikim Për Vizë
Asistencë Aplikimi për Vizë Amerikane, Britanike, Kanadeze dhe drejt vendeve të tjera.
Visa Support
Këshillim paraprak ligjor përgjatë procesit të verifikimit dhe përgatitjes së dokumentacionit mbështetës.
Përkthim & Extra
Ofrojmë përkthim të liçensuar të dokumentacionit, skanim dhe printim të të gjithë dosjes.
Asistencë Aplikimi për Vizë drejt SHBA, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe vendeve të BE.
Aplikim Për Vizë
Ekipi ynë ju ndihmon hap pas hapi për aplikimin e vizave turistike, vizave të studimit dhe punësimit si dhe për kategoritë e veçanta sipas legjislacionit në fuqi të vendit përkatës.
Klikoni më poshtë vendin e destinacionit për të parë listën e plotë të kategorive të vizave:
SHBA
Britani e Madhe (Angli)
Gjermani
Vendet e Bashkimit Evropian
Kanada
Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe)
Këshillim paraprak & përgjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit.
Visa Support
Me ne je i sigurt që aplikimi për vizë do të bëhet brenda parametrave maksimalë për të siguruar një vendim të favorshëm nga autoritetet përkatëse të emigracionit.
Ekipi ynë profesionist sigurohet për çdo detaj gjatë procesit të aplikimit për vizë. Ne të këshillojmë, të ndihmojmë dhe të shoqërojmë hap pas hapi deri në destinacion.
Përkthim & Ekstra
Kompania jonë ofron një shërbim të integruar të të gjitha hallkave të zinxhirit të përgatitjes, aplikimit dhe marjes së vizës.
Shërbim Përkthimi të Licensuar
Verifikim Dokumentacioni
Skanim & Printim
Mbështetje Jashtë Shqipërisë
Shërbimi Ligjor
Falë partnerëve tanë në Angli, Gjermani, SHBA dhe Kanada, kompania jonë është në gjendje të ofrojë shërbim të specializuar ligjor për të gjithë cështjet e emigrimit apo apelimit të vendimeve të pafavorshme.
Kuadri ligjor i cështjeve të emigrimit apo punësimit është tepër i komplikuar dhe avokatët tanë në këta vende ofrojnë ekspertizën e tyre për t'ju mbështetur në të gjitha nevojat tuaja.
Lidhuni sot me ekipin tonë për të siguruar ekspertizën e nevojshme.
Shërbim i Specializuar Për Studentët
STUDENT Services
Shërbimi më i ri i këshillimit të studentëve shqiptarë për vazhdimin e studimeve apo karrierës së tyre profesionale është i hartuar me qëllim përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Falë zhvillimit teknologjik, bota është më e vogël, ndërsa tregu i punës gjithnjë e më global.
Ne jemi këtu, me ekspertizën tonë për t’ju garantuar një shoqërim profesional në zgjedhjet që ju do të bëni dhe në rrugën e re që do të nisni.
University Career Guidance & Counseling
Mbrojtja e të Dhënave Personale
Është Detyra Jonë Ligjore
Të Drejtat Tuaja
Të dhënat tuaja personale mbrohen me ligj dhe asnjë informacion i juaji nuk do të përpunohet pa pëlqimin tuaj.
Kompania jonë mbron të dhënat tuaja personale duke zbatuar me rigorozitet Ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili përcakton të drejtat e çdo personi fizik (Subjekti), të cilit i përpunohen të dhënat personale.
Sipas këtij Ligji në fuqi, por edhe sipas Konventave Ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është firmëtare, Kompania jonë do t'ju kërkojë të firmosni “Pëlqimin e subjektit të të dhënave”.
Kjo është çdo deklaratë me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, ç’ka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij/saj.
Përse Ne?
Ne jemi ekspertë të sprovuar profesionistë dhe e njohim në detaje kuadrin ligjor dhe pritshmërinë e autoriteteve kompetente të emigracionit për çdo kategori vizash.
Ekip profesionistësh të trajnuar
Ne ofrojmë shërbim të integruar
Hap pas hapi deri në destinacion
Eksperiencë shumëvjeçare
Të sinqertë dhe Transparentë
Rigoroziteti ynë, maksimizon shanset tuaja
REKRUTIM & PUNËSIM
Global Pro Group ofron shërbime rekrutimi dhe punësimi në Britaninë e Madhe, Bashkimin Evropian, SHBA dhe Kanada.
Ne jemi specialistë të rekrutimit të talenteve si dhe të global employment outsourcing (GEO) me përfaqësi në Londër, Tiranë dhe një rrjet të gjerë partnerësh në rajonin e Evropës Jug-Lindore.
Tregu global i punës ka ndryshuar shumë pas pandemisë dhe si pasojë e Brexit. Kompanitë perëndimore sot vuajnë nga mungesa e forcës së kualifikuar punëtore dhe për rrjedhojë, kanë transformuar medotën e tyre të rekrutimit, jo vetëm duke hapur vende pune në Angli apo Gjermani, por edhe duke krijuar mundësi të shumta për punësimin në distancë (Remote Working).
GPG është në kërkim të individëve të kualifikuar të cilët flasin anglisht, gjermanisht apo frengjisht të cilët janë në kërkim të punësimit në një kompani perëndimore.
Ne do t’ju këshillojmë për çdo hap të karrierës tuaj profesionale dhe kujdesemi që profili juaj të pranohet nga kompania e duhur.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të rekrutimit GlobalProTalent.com