MoraVizen.Com

Shërbimet Tona

Kompania jonë ofron një shërbim të integruar të të gjitha hallkave të zinxhirit të përgatitjes, aplikimit dhe marrjes së vizës.

Ekipi ynë do t’ju mbështesë me mbushjen e formularit të aplikimit online, përpilimin, verifikimin dhe përkthimin e licensuar të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm dhe prenotimin e intervistës pranë autoriteteve përkatëse konsullore. 

Me ne, ju jeni të qetë që cdo hap është kryer sipas rregullave në fuqi. 

Aplikim për Vizë

SHBA

Aplikim për vizë turistike/biznesi, studentore, visitor exchange, bashkime familjare viza pune H1B / EB2 / EB3, kalim tranziti, viza (I) për përfaqësuesit e medias, vizë fetare, llotaria Amerikane.

Vendet e BE

Aplikim për studime, punësim, bashkim familjar apo për trajtim mjekësor. në vende të Bashkimit Evropian si dhe në hapësirën ekonomike evropiane (EEA)

Angli

Aplikim për vizë turistike, studentore, sipërmarrësi, investitori, spouse visa, kalim tranziti, vizë pune (skilled worker), për individë me potencial të lartë (HPI). Mbështetje për proceset e apelimit pranë autoriteteve britanike.

Kanada

Aplikim për vizë turistike, studentore & këshillim akademik, punësimi (FSTP), biznesi si dhe vizat për residencë PR Express Entry & PNP.

Gjermani

Aplikim për vizë studentore, kurs gjuhe, vizitë kërkimore, formim professional, kërkimi i një vendi pune & viza punësimi për punonjësit e kualifikar.

Dubai (UAE)

Aplikim për vizë studentore, turistike, punësimi & emigrimi, golden visa, green visa. Dubai ofron rroga të larta, siguri për familjen dhe tax-free.

Shërbime të Tjera

Përkthim & Extra

Kompania jonë ofron një shërbim të integruar të të gjitha hallkave të zinxhirit të përgatitjes, aplikimit dhe marjes së vizës.

– Shërbim Përkthimi të Licensuar
– Verifikim Dokumentacioni
– Skanime & Printime

Mbështetje Dokumentacioni

Këshillim paraprak & përgjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit.
Me ne je i sigurt që aplikimi për vizë do të bëhet brenda parametrave maksimalë për të siguruar një vendim të favorshëm nga autoritetet përkatëse të emigracionit.
Ekipi ynë profesionist sigurohet për çdo detaj gjatë procesit të aplikimit për vizë.
Ne të këshillojmë, të ndihmojmë dhe të shoqërojmë hap pas hapi deri në destinacion.

Shërbim Ligjor

Falë partnerëve tanë në Angli, Gjermani, SHBA dhe Kanada, kompania jonë është në gjendje të ofrojë shërbim të specializuar ligjor për të gjithë cështjet e emigrimit apo apelimit të vendimeve të pafavorshme.
Kuadri ligjor i cështjeve të emigrimit apo punësimit është tepër i komplikuar dhe avokatët tanë në këta vende ofrojnë ekspertizën e tyre për t’ju mbështetur në të gjitha nevojat tuaja.
Lidhuni sot me ekipin tonë për të siguruar ekspertizën e nevojshme.

STUDENT Services

Shërbim i Specializuar Për Studentët
University Career Guidance & Counseling

Shërbimi më i ri i këshillimit të studentëve shqiptarë për vazhdimin e studimeve apo karrierës së tyre profesionale është i hartuar me qëllim përgatitjen e tyre për tregun e punës. Falë zhvillimit teknologjik, bota është më e vogël, ndërsa tregu i punës gjithnjë e më global. Ne jemi këtu, me ekspertizën tonë për t’ju garantuar një shoqërim profesional në zgjedhjet që ju do të bëni dhe në rrugën e re që do të nisni.

Të Drejtat Tuaja​

Mbrojtja e të Dhënave Personale

Kompania jonë mbron të dhënat tuaja personale duke zbatuar me rigorozitet Ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili përcakton të drejtat e çdo personi fizik (Subjekti), të cilit i përpunohen të dhënat personale.

Sipas këtij Ligji në fuqi, por edhe sipas Konventave Ndërkombëtare, Kompania jonë do t'ju kërkojë të firmosni “Pëlqimin e subjektit të të dhënave”, një deklaratë me shkrim, e dhënë me vullnet të plotë, ç’ka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon përpunimin e të dhënave të tij/saj.