Të Dhënat Personale
Mbrojtja e të dhënave tuaja personale
Të dhënat tuaja personale mbrohen me ligj dhe asnjë informacion i juaji nuk do të përpunohet pa pëlqimin tuaj.
Kompania jonë mbron të dhënat tuaja personale duke zbatuar me rigorozitet Ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili përcakton të drejtat e çdo personi fizik (Subjekti), të cilit i përpunohen të dhënat personale.
Sipas këtij Ligji në fuqi, por edhe sipas Konventave ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është firmëtare, Kompania jonë do t'ju kërkojë të firmosni “Pëlqimin e subjektit të të dhënave”.
Kjo është çdo deklaratë me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, ç’ka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij/saj.
Global Pro Group nuk ruan dhe nuk shpërndan asnjë të dhënë personale tuajën, përvec transmetimit të informacionit tuaj drejt autoriteteve kompetente konsullore në funksion të aplikimit tuaj.
Përkufizimi Ligjor
“Të dhëna personale”
Eshtë çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose i identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social.
“Përpunim i të dhënave personale”
Eshtë çdo veprim ose grup veprimesh, të cilat janë kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja ose ndryshe duke vënë në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotësimi, seleksionimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi, edhe në qoftë se nuk janë të regjistruara në një bankë të dhënash.
“Pëlqim i subjekteve të të dhënave”
Eshtë çdo deklaratë me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, ç’ka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij.
Mbroni të dhënat tuaja personale
Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm për informacionet që japim për veten dhe të përpiqemi t’i mbrojmë ato në çdo formë.
Ne japim të dhënat tona në çdo kohë, kur regjistrohemi në një kompani sigurimesh, kur marrim një kartë klienti në një supermarket, kur bëhemi klientë të kompanive të telefonisë së lëvizshme, kur aplikojmë për punë, për shkollën, apo kur i drejtohemi qendrave shëndetësore, si dhe në shumë raste të tjera.
Çdo person (subjekt i të dhënave) ka të drejtë që me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi konfirmimin nëse “të dhënat personale” po i përpunohen ose jo, informacion për “qëllimin” e përpunimit, për “kategoritë e të dhënave” të përpunuara, për “marrësit”, si dhe kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
Për më tepër informacion mbi të drejtat tuaja dhe kuadrin ligjor ne fuqi, lutemi të konsultoni faqen web të “Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.