MoraVizen.Com

Rriten Tarifat e Vizave Britanike – Ja Çfarë Duhet të Dini

Londër, 01 Tetor 2023 (MoraVizen.com) – Duke filluar nga 4 tetori, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur rritjen e tarifave të aplikimeve për vizë – përfshirë vizat studentore dhe turistike – në disa raste deri në 35%. Ligji është depozituar në Parlament dhe pritet miratimi i tij nga mazhoranca konservatore.  

Tarifat e reja të UKVI do të zbatohen për udhëtarët nga e gjithë bota që kanë nevojë për një vizë për të hyrë ose qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky vendim do të pasohet prej hyrjes në fuqi të skemës së re të Autorizimit Elektronik të Udhëtimit për në Mbretërinë e Bashkuar.

Rritja e çmimit për vizat në Mbretërinë e Bashkuar përfshin ndryshimet e mëposhtme:

Kostoja e një vize turistike 6-mujore për tarifën e UKVI, do të rritet me €18 Euro duke shkuar në €133 Euro. Tarifat për vizat e vizitës për dy, pesë dhe dhjetë vjet do të rriten gjithashtu. Aplikimi për një vizë studentore nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar do të bëhet shumë më i shtrenjtë. Ata që studjojnë në vend do të detyrohen të paguajnë £490 GBP ose €569 Euro, duke e bërë çmimin të përputhet me shumën e tarifës së aplikimit brenda vendit.

Vizat e tranzitit, të cilat mundësojnë hyrjen e përkohshme në Britani për të ndryshuar fluturimet, pritet të mos shtrenjtohen.

Lista e plotë e tarifave të reja për vizat në Mbretërinë e Bashkuar dhe shërbimet e tjera të emigracionit mund të gjendet duke klikuar këtu.

Pse po rriten kostot e vizave britanike?

Gjatë muajit korrik, Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi se kostot e vizave do të rriten për të përballur rritjen e pagave në sektorin publik të vendit.

Të gjitha këto tarifa do të rriten dhe kjo do të sjellë mbi £1 miliard Stërlina, kështu që tarifat e aplikimeve të vizave do të rriten ndjeshëm“, tha ai.

Edhe Taksa për Shëndetësinë e Emigrantëve (IHS) – një tarifë e paguar për të mbështetur Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë së financuar nga shteti në Mbretërinë e Bashkuar – pritet gjithashtu të rritet. Por, Ministria e Brendshme britanike Home Office thotë se ky ndryshim nuk është planifikuar të hyjë në fuqi deri më vonë në vjeshtë të këtij viti.

UKVI thotë se do të ketë një rritje prej 15% në koston e shumicës së vizave për punë dhe vizita. Vizat Prioritare, vizat studentore dhe certifikatat e sponsorizimit pritet të rriten të paktën me 20%.

Ky ndryshim aplikohet në shumicën e llojeve të vizave, duke përfshirë aplikimet për regjistrim dhe naturalizim si shtetas britanik.

Ndryshimet përfshijnë:

• Tarifat për viza turistike deri në 6 muaj, 2 vjet, 5 dhe 10 vjeçare.

• Shumica e tarifave për hyrjen dhe kërkesat e caktuara për leje që të qëndrohet në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë ato për punë dhe studime.

• Tarifat për leje qëndrimi të pakufizuar dhe për leje hyrjeje të pakufizuar.

• Dokumenti i udhëtimit të konventës dhe dokumenti i udhëtimit i personit të pashoqëruar

• Viza e Shëndetit dhe Kujdesit.

• Tarifat në lidhje me certifikatat e sponsorizimit dhe konfirmimin e pranimit për studime.

• Tarifa për shërbimin prioritet nga jashtë dhe brenda vendit për shërbimin “Priority Service”.

• Aplikimet për t’u Regjistruar dhe për t’u Natyralizuar si Shtetas Britanik.

Në varësi të miratimit parlamentar, tarifat e emigracionit dhe nacionalitetit do të rriten duke filluar nga 4 tetori 2023.

Një listë e plotë e tarifave të reja mund të gjendet në: – GOV.UK (www.gov.uk)

Copyright @2023 MoraVizen.com | All Rights Reserved

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *