MoraVizen.Com

Tragjedi në Kanalin e La Manshit: 6 Emigrantë Mbyten në Det Pas Përmbysjes së Barkës së Trafikantëve

Calais, France, 13 Gusht 2023 (MoraVizen.com) – 6 persona kanë humbur jetën mëngjesin e të shtunës gjatë fundosjes së një barke që po transportonte emigrantë të paligjshëm në Kanalin e La Manshit (Kanali Anglez) midis Francës dhe Britanisë së Madhe.

Në një përpjekje të guximshme mes dy vendeve fqinje, anijet e shpëtimit franceze dhe britanike arritën të shpëtonin jetën e rreth 60 migrantëve, duke i transportuar ata në mënyrë të sigurt në bregjet franceze ose britanike. Megjithë këto përpjekje të të dy vendeve, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë.

Ndërkohë që autoritetet lokale franceze zhvillonin operacionin e shpëtimit në det, raportoheshin edhe për anije të tjera që njëkohësisht transportonin emigrantë në mënyrë të paligjshme përmes ujrave të vështira të Kanalit të La Manshit.

Kanali i La Manshit ose Kanali Anglez, i njohur për rrjedhat e tij të forta, është një ndër rrugët më të ngarkuara të transportit detar në botë.

Për shkak të kalimit me mjete lundruese të dobëta dhe jashtë standarteve të sigurisë, kalimi i Kanalit për shumë barka emigrantësh cilësohet si shumë i rrezikshëm. Mjetet lundruese bëhen pre e dallgëve të forta dhe rrymave të Kanalit duke rrezikuar kështu jetët e emigrantëve në barka.

Qeveria britanike e kryeministrit Rishi Sunak, nën presion të vazhdueshëm për emigracionin e paligjshëm në vend, ka njoftuar së fundmi masa të forta për të ndaluar prurjen e kërkuesve të azilit përmes anijesave të vogla.

Sipas statistikave të qeverisë britanike, numri i kalimeve të migrantëve në Kanal për këtë vit ka tejkaluar 16,000, me më shumë se 1,100 individë që janë ardhur vetëm në javën e kaluar.

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, shumica e personave që kaluan Kanalin ishin nga Afganistani, India, Irani ose Iraku. Gjithashtu, shqiptarët kanë paraqitur një pjesë të konsiderueshme të migrantëve të paligjshëm, edhe pse Mbretëria e Bashkuar e ka deklaruar Shqipërinë si një “Vend të Sigurt.”

Stafi i MoraVizen.com i bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të mos bien pre e rrjeteve kriminale të trafikut të paligjshëm dhe të kërkojnë për metoda të ligjshme të emigrimit në Mbretërinë e Bashkuar sipas udhëzimeve të fundit të Home Office.

Nëse keni nevojë për një konsultë pranë zyrave të MoraVizen mbi opsionet e emigrimit të ligjshëm, lutemi telefononi në numrin +355 68 35 35 35 2 ose Email: Info@MoraVizen.com

Copyright @2023 MoraVizen.com | Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *