Priten vonesa në Angli, Francë dhe Itali.
Grevat prishin planet e udhëtimit të turistëve në disa vende evropiane -
Priten vonesa në Angli, Francë dhe Itali.
Punëtorët në disa vende të Evropës po bëjnë greva në protestë ndaj kushteve të dobëta të punës dhe pagave të ulëta, duke shkaktuar kështu ndërprerje në transportin ajror dhe hekurudhor. Grevat po prekin Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë dhe Belgjikën.
Udhëtarët shqiptarë këshillohen të kontrollojnë përditësimet e fundit në vendet ku planifikojnë të udhëtojnë për të evituar vonesa të pakëndëshme, vecanërisht në Angli, Francë dhe Itali.
Punëtorët në të gjithë Evropën, duke përfshirë stafin e sigurisë të aeroporteve deri te pilotët, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me kushtet e dobëta të punës, cmimet e papërballueshme dhe skemat e paqarta të pagesave. Këto shqetësime kanë shkaktuar greva të shumta, duke shkaktuar vonesa dhe ndërprerje të konsiderueshme në transportin ajror dhe hekurudhor.
Mbretëria e Bashkuar
Greva e stafit prej 31 ditësh në Aeroportin Heathrow të Londrës këtë verë është anuluar pasi anëtarët e stafit pranuan një marrëveshje pagesash dy vjeçare.
Megjithatë, Aeroporti i Birminghamit mund të përballë ndërprerje nga data 18 korrik për shkak të grevës së anëtarëve të Unite Union për çështje pagash. Kjo pritet të ndikojë në sigurinë dhe funksionet tjera të aeroportit. Problemet në kontrollin e trafikut ajror kanë çuar në anulimin e rreth 1,700 fluturimeve të EasyJet në korrik dhe gusht, shumica prej tyre nga Aeroporti i Gatwick në Londër.
Gjithashtu, sindikata RMT ka njoftuar për tre ditë veprimi grevash që do të prekin disa kompani operuese hekurudhore më 20, 22 dhe 29 korrik, ndërsa anëtarët e ASLEF do të tërhiqen nga puna me orë shtesë nga data 17 deri më 22 korrik. Këto greva hekurudhore pritet të shkaktojnë ndërprerje të konsiderueshme në shërbimet hekurudhore në Mbretërinë e Bashkuar.
Itali
Kompanitë italiane të trenit, Trenitalia dhe Italo, dolën në grevë për paga më të mira dhe për një ekuilibër më të mirë mes jetës së punës dhe jetës personale më 13-14 korrik. Aeroportet në Itali do të përjetojnë greva të stafit nga ora 10:00 deri në ora 18:00 më 15 korrik. Pilotët e Malta Air do të bëjnë grevë nga ora 12:00 deri në ora 16:00, ndërsa pilotët dhe stjuardesat e Vueling nga ora 10:00 deri në ora 18:00.
Ita Airways ka anuluar tashmë fluturime për shkak të pritshme të ndërprerjeve.
Franca
Protestat shpërthyen në Francë pas një projektligji që rriti moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjet. Sindikatat dhe punëtorët organizuan demonstrata, që rezultoi në përplasje të dhunshme me policinë. Turizmi vuajti pasi shumë atraksione u mbyllën. Kontrollorët e trafikut ajror dhe punëtorët e hekurudhave SNCF zhvilluan greva të shumta, duke shkaktuar vonesa dhe anulime të fluturimeve. Vetëm RyanAir anuloi 400 fluturime në qershor.
Në pjesë të tjera të Evropës, pilotët e RyanAir në Belgjikë do të bëjnë grevë më 15 dhe 16 korrik, ndërsa grevat e Unionit të Punëtorëve të Transportit në aeroporte në Suedi janë anuluar, sipas Conde Nast Traveller.
Nëse fluturimi juaj anulohet, ndiqni këta hapa:
Përgjithësisht, pasagjerët në Bashkimin Evropian kanë të drejta të caktuara për t'i mbrojtur në situata të vështira, sipas faqes zyrtare të Bashkimit Evropian.
Nëse një fluturim anulohet, pasagjerët zakonisht kanë të drejtë të zgjedhin midis rimbursimit, rigrupimit ose kthimit.
Ata gjithashtu duhet të kërkojnë ndihmë në aeroport.
Nëse anulimi njoftohet më pak se 14 ditë para nisjes së caktuar, pasagjerët mund të kualifikohen për kompensim.
Në rast të vonesës së fluturimit tre orë ose më shumë, mund të kërkohet kompensim shtesë në vlerën e 250 deri në 600 euro, në varësi të distancës së udhëtimit.